Mbrëmjen e djeshme një automjet ka goditur makinën e policisë rrugore me targa MB326.
Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore.
Automjeti i policisë ndodhej në afërsi të një karburanti, kur drejtuesi i mjetit, me targa AA 541 SY, goditi makinën e policisë.
Pas goditjes dhe dëmeve materiale që i shkaktoi mjetit të policisë, drejtuesi i makinës ka dalë në rrugë.
Ai ka ofenduar e sharë të gjithë efektivët që ndodheshin në vendngjarje.
Pas kësaj, është larguar nga vendngjarja, por përfundoi në prangat e policisë.
Fatos Çuni u vë në pranga, duke iu nënshtruar më pas edhe testit të alkolit.
Sipas testit, Çuni rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit.
Materialet në ngarkim të tij i kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.