Në Elbasan, është arrestuar në flagrance një 40-vjeҫar i cili ka goditur dhe ka kanosur me fjalë punonjësen e bashkisë së Elbasanit.
Shtetasi me iniciale A.S. banues i lagjes “5 Maji” ka përfunduar në pranga me akuzën e “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar në nenet 237 dhe 238 të Kodit Penal.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.S., 40 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka goditur e kanosur me fjalë shtetasen M.D., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, punonjëse e Bashkisë Elbasan.
Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 237 e 238 të Kodit Penal,”- njofton policia.