Një aksident i rëndë u regjistrua në nivelin e 18-të të minierës së kromit të kompanisë “Albchrome” në Bulqizë.
Dy punëtorë, Altin Kola dhe Mentor Gjeta mbetën të plagosur gjatë kohës kur po punonin.
Kjo ngjarje vjen më pak se dy javë nga plagosja e rëndë e minatorit Tush Asllani.
Në një reagim të Sindikatës së Minatorëve të Bulqizës, thuhet se për të gjithë aksidentet që ndodhin, faji bie mbi viktimat.
Reagimi i Sindikatës së Minatorëve të Bulqizës
Një aksident i rëndë ka ndodhur sërish në nivelin e 18-të të Minierës së Kromit të Bulqizës, në administrimin e kompanisë Albchrome, pjesë e Balfin Grup. Ky aksident ka ndodhur sonte rreth orës 20:00. Si pasojë, kanë mbetur të plágosur rëndë dy minatorët Altin Kola dhe Mentor Gjeta. Kjo ngjarje vjen jo më vonë se dy javë nga plagosja e réndë e minatorit tjetër, Tush Asllanit. Për të gjitha aksidentet që ndodhin, faji bie mbi viktimat dhe të aksidentuarit. SMBB iu bën thirrje institucioneve shtetërore të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave të nevojshme. Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës shpreh keqardhjen për aksidentin e ndodhur dhe iu uron shërim sa më të shpejtë dy anëtarëve tanë!
Dy minatorët aktualisht po marrin ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.