Skip to content
Të Gjitha

Era e fuqishme pushtoi vendin, ja si pritet të jetë moti ditën e martë

· 1 min lexim

Ditën e dielë vendi ynë u pushtua nga era e fortë, që shkaktoi jo pak probleme.

Ajo solli pezullimin e lundrimeve, rrëzoi pemë e shtylla dhe gjithashtu shkaktoi të lënduar.

U raportua se në spitalin e Traumës janë paraqitur pesë të lënduar me plagë të lehta.

Të hënën situata u qetësua, megjithatë moti u karakterizua nga temperatura të ulëta.

Por, si parashikohet mori për ditën e martë?

Sipas IGJEUM, (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) dita e nesërme pritet të ketë temperatura më të larta.

Po ashtu, nuk priten reshje.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 9 °C

në vendet e ulëta: -1 / 7 °C

në vendet malore: -7 / 0 °C

Ndërsa era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

Sipas meteorologëve pritet që në ditët në vijim të kemi një përmirësim gradual të motit.