Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me grupin e ngritur të ekspertëve të opozitës për Reformën Zgjedhore.
‘Dosja.al’ bën me dije se janë diskutuar propozimet e ekspertëve dhe shumë shpejt drafti për Reformën Zgjedhore do bëhet publik dhe do diskutohet me grupet e interesit dhe do konsultohet me publikun.
Opozita jashtëparlamentare prej kohësh ka ngritur një grup ekspertësh mbi Reformën Zgjedhore.
Por, edhe pse janë shprehur se brenda 2019-ës do kishin gati draftin ende nuk kanë arritur në një përfundim.
Ndërkohë, ka ngecur edhe procesi nga Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore në Kuvend, ku merr pjesë maxhoranca dhe opozita parlamentare.
Reforma duhet të ishte mbyllur që në dhjetor, por afati i Komisionit u zgjat me disa muaj.
Reforma Zgjedhore është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian