Kryeqyteti u trondit pasditen e sotme, pasi një aksident i mori jetën dy personave në Porcelan.
Ata ishin duke kaluar në vijat e bardha, por një përplasje mes dy makinash rezultoi fatale për ta.
Së fundmi, janë zbuluar dy identitetet e viktimave.
Bëhet fjalë për Erion Ballën, 36 vjeç, nga Mirëdita dhe një 72-vjeçar me iniciale H.S.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ‘Volskwagen’ Etjon Lazri, ndodhet në spital.
Drejuesi tjetër i mjetiti tip ‘Golf’ është Edmond Murati.
Ndërkohë ende nuk janë bërë me dije shkaqet e aksidentit, por dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara.