Skip to content
Të Gjitha

Zbardhen identitetet e dy viktimave që humbën jetën pak më parë në Porcelan

· 1 min lexim

Kryeqyteti u trondit pasditen e sotme, pasi një aksident i mori jetën dy personave në Porcelan.

Ata ishin duke kaluar në vijat e bardha, por një përplasje mes dy makinash rezultoi fatale për ta.

Së fundmi, janë zbuluar dy identitetet e viktimave.

Bëhet fjalë për Erion Ballën, 36 vjeç, nga Mirëdita dhe një 72-vjeçar me iniciale H.S.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ‘Volskwagen’ Etjon Lazri, ndodhet në spital.

Drejuesi tjetër i mjetiti tip ‘Golf’  është Edmond Murati.

Ndërkohë ende nuk janë bërë me dije shkaqet e aksidentit, por dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara.