Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Rubik, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur \ Autobuzi me turista përplas një makinë

· 1 min lexim

RUBIK– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik.

Një autobus ka përplasur një makinë dhe për pasojë një person ka humbur jetën.

Mësohet se autobusi një agjensie turistike u përplas me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin Led Caka, i cili ka humbur jetën në vend.

Makina është përplasur me bordurat anësore të rrugës,çka ka bërë që të ndahej përgjysmë.

Po kështu janë plagosur dhe 8 pasagjerë të autobusit, të cilët janë transportuar në spital.

Mendohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i autobusit.

Policia  ndodhet  në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë punën për të zbuluar shkakun e aksidentit.