VLORË- Një lokal është përfshirë nga flakët para pak minutave.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Zvërnecit, në Vlorë.
Lokali është shkrumbuar plotësisht, pasi ka qenë me dru.
Sipas informacioneve të para bëhet me dije se shkaku i zjarrit është aksidental.
Megjithatë po hetohet edhe për zjarrvënie të qëllimshme, sepse ky lokal përdorej vetëm në verë, përgjatë sezonit turistik.
Forca të shumta kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet për shuajren e flakëve.
Nuk raportohet ende për viktima.