Skip to content
Të Gjitha

Zjarr masiv në Vlorë\ Një lokal përfshihet nga flakët

· 1 min lexim

VLORË- Një lokal është përfshirë nga flakët para pak minutave.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Zvërnecit, në Vlorë.

Lokali është shkrumbuar plotësisht, pasi ka qenë me dru.

Sipas informacioneve të para bëhet me dije se shkaku i zjarrit është aksidental.

Megjithatë po hetohet edhe për zjarrvënie të qëllimshme, sepse ky lokal përdorej vetëm në verë, përgjatë sezonit turistik.

Forca të shumta kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet për shuajren e flakëve.

Nuk raportohet ende për viktima.