Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet në një qytet në krahinën e Varesës në Itali.
Personi në fjalë është i moshës 36-vjeҫare por identiteti i tij nuk bëhet me dije.
Sipas mediave lokale në Itali, shqiptari ishte arrestuar si autor i një sërë kërcënimesh që dyshohen të jenë të lidhura me trafikun e drogës.
Shqiptari u kap nga shërbimet e policisë pasi kërcënoi verbalisht një vajzë me synim që të përfitonte 1200 euro.
Sipas hetimeve, shqiptari kishte kërcënuar edhe raste të tjera po të njëjtën vajzë për të njëjtat qëllime.
(balkanweb)