Më herët, pasditen e sotme u raportua mbi djegien e një karburanti në hyrje të Kombinatit.
Fillimisht u tha se ngjarja ka qenë aksidentale, si pasojë e një defekti teknik në sistemin e gazit.
Mirëpo, shkaku i vërtetë ka qenë përplasja e një motorri shumë pranë depozitës së gazit duke shkaktuar rrjedhje, që sollën më pas shpërthimin e flakëve.
Edhe banorët, të cilët kanë qenë në vendngjarje e konfirmojnë diçka të tillë.
Drejtuesi i motorit pasi humbi kontrollin, rrëshqiti duke u përplasur me depozitën e gazit, që ka çarë tubin.
Motoristi, sipas banorëve, u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas zjarrit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e tij.
Për arsye siguri në zonën e Kombinatit, ku ndodhi ngjarja u ndërpre edhe energjia elektrike.