Skip to content
Të Gjitha

Zbardhet e vërteta e zjarrit në Kombinat\ Shkak nuk janë problemet teknik, por përplasja e një  motorri

· 1 min lexim

Më herët, pasditen e sotme u raportua mbi djegien e një karburanti në hyrje të Kombinatit.

Fillimisht u tha se ngjarja ka qenë aksidentale, si pasojë e një defekti teknik në sistemin e gazit.

Mirëpo, shkaku i vërtetë ka qenë përplasja e një motorri shumë pranë depozitës së gazit duke shkaktuar rrjedhje, që sollën më pas shpërthimin e flakëve.

Edhe banorët, të cilët kanë qenë në vendngjarje e konfirmojnë diçka të tillë.

Drejtuesi i motorit pasi humbi kontrollin, rrëshqiti duke u përplasur me depozitën e gazit, që ka çarë tubin.

Motoristi, sipas banorëve, u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas zjarrit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e tij.

Për arsye siguri në zonën e Kombinatit, ku ndodhi ngjarja u ndërpre edhe energjia elektrike.