Skip to content
Të Gjitha

I ra fëmija nga dritarja. Flet babai : “Nuk e vura re”

· 1 min lexim

Më herët, u raportua mbi një fëmijë, i cili u gjend i aksidentuar në mes të rrugës në Shkodër.

Lidhur me ngjarjen ka folur babai i fëmijës.

Hilmi Kurtaj, ka dhënë detaje lidhur me mënyrën se si i biri i ka dalë nga mjeti.

50-vjeçari ka thënë se nuk e ka ndjerë në momentin kur djali i ka rënë.

Ai shprehet se në makinë ndodheshin edhe 3 fëmijët e tjerë.

“Më ka rënë nga dritarja e makinës. Nuk e kam vënë re kur ra. Ka hapur dritaren dhe ka rënë,”-mësohet se është shprehur i ati.

Fëmija është dërguar në spital nga një kalimtar i rastit.

Mjeku i spitalit të Shkodrës, Astrit Lahi, ka thënë se fëmija vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai ka marrë plagë të rënda në kokë.