GREQI– Një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Ngjarja ka ndodhur në Promontory të Pella të Greqisë, pasditen e së dielës.
Makina me të cilën udhëtonte 36-vjeçari, pasi ka humbur kontrollin në një rrugë pyjore, përfundoi në një humnerë.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, sipas të cilave trupin e të riut e identifikoi i vëllai, rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm.
Ende nuk dihen detajet lidhur me shkaqet e aksidentit, ndërkohë që kanë nisur hetimet nga Departamenti i Policisë në Almopia.