Skip to content
Të Gjitha

Aksidentohet me makinë/Vëllai identifikoi në morg të riun shqiptar

· 1 min lexim

GREQI– Një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në Promontory të Pella të Greqisë, pasditen e së dielës.

Makina me të cilën udhëtonte 36-vjeçari, pasi ka humbur kontrollin në një rrugë pyjore, përfundoi në një humnerë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, sipas të cilave trupin e të riut  e identifikoi i vëllai, rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm.

Ende nuk dihen detajet lidhur me shkaqet e aksidentit, ndërkohë që kanë nisur hetimet nga Departamenti i Policisë në Almopia.