Skip to content
Të Gjitha

“I gjeti e ëma e djalit atë botin”, flet bashkëfshatari i viktimës në Patos: Fajtore u bë çupa, i vinte në krevat çunit natën

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në poliklinikën e Patosit.

Martin Skëndaj vrau me armë zjarri dy gardianët, Manol Rrapaj 26 vjeç dhe Elis Kapaj 22 vjeç.

Sipas informacioneve të deritanishme, rezulton se motra e autorit kishte lidhje intime me Rrapajn.

Kjo e fundit ishte e divorcuar pak kohë më parë.

Familja e Skëndajt nuk e pranonte këtë lidhje, ndërsa ky i fundit e akuzonte gardianin, se i kishte ndarë motrën nga burri.

Një banor i zonës, në një intervistë për “Balkanweb”, është shprehur se fajtore për ngjarjen e rëndë është vajza.  Sipas tij, ajo i shkonte natën në shtëpi gardianit.

“Fajtore u bë çupa. Ajo ishte e martuar, i vinte në krevat natën këtij çunit, ishte beqar. Ajo ishte e martuar. Arriti që i gjeti e ëma e djalit atë botin, ja edhe tani ajo bërtet “kurvë, kurvë”. E gjeti në krevatin e djalit, aty filloi sherri. Lajmëruan policinë, edhe parmbrëmë u rrahën me sëpatë. Shkuan në polici. Edhe tani erdhën dhe morën të atin. Ai ruajti rastin dhe e vrau, por që vrau edhe kushëririn që kishte ardhur nga Gjermania. Ata e zunë andej dhe prunë. Ai erdhi këtu për të takuar, dhe ata dolën xhiro. Por u vranë. E mësuam në televizor se kështu s’dimë gjë”, tha banori.

Ky i fundit tha më tej, se midis familjeve kishte pasur një konflikt pak ditë më parë, ndërsa ishin përdorur edhe sendet e forta.