Një cunam goditi brigjet e Sunda Strait në Indonezi duke sjell vjekjen e 168 personave dhe plagosjen e 745 të tjerëve.
Sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive në Indonezi, thuhet se janë shkatërruar qindra ndërtesa dhe qindra makina nga cunami i fuqishëm.
BBC raporton se autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë larg bregdetit për shkak të frikës të një cunami tjetër.
Shumë persona rezultojnë të zhdukur dhe për këtë arsye mendohet se numri I të vdekurve do të rritet.
Indonezia është një prej zonave më të prekura nga fatkeqësitë natyrore, pasi shtrihet në të ashtuquajturën “unazë e zjarrtë” e Paqësorit, ku pllakat tektonike përplasen me njëra-tjetrën, duke e bërë këtë zonë të prekshme nga vullkanet dhe tërmetet më të fuqishme të botës.
Dyshohet se rrëshqitja e tokës në det pas shpërthimit të vullkanit ‘Anak Krakatoa’, ka qënë shkak i cunamit.