Skip to content
Të Gjitha

Tentoi të fuste drogë brenda në burg, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

· 1 min lexim

Një 38-vjeçar nga Elbasani u arrestua në flagrancë nga policia mëngjesin e sotëm.

Ai tentoi që të fuste heroinë brenda burgut.

Lënda narkotike ishte fshehur brenda ushqimeve, që i kishte sjellë të vëllait.

Pas kontrolleve, polica sekuestroi 2.3 gramë heroinë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Nârkotikëve në DVP,  ârrestuan në flagrancë për veprat penâle,  “Prodhimi dhe shitja e nârkotikëve” dhe ” Futja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”,  shtetasin:

U.K., 38 vjeç,  banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në dhomën e pritjes dhe takimit me të paraburgosurit pranë I.E.V.P. Elbasan,  gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në çantat e ushqimeve të cilat do ja dërgonte vëllait të tij, Policia gjeti  dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2.3 gramë lëndë narkotike e dyshuar të llojit heroinë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.