Një atentat me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Peqin, ndaj dy personave.
Si pasojë e të shtënave humbi jetën 23-vjeçari Andi Zylyfi, ndërsa shoku i tij, Ardi Uruçi, mbeti i plagosur.
Policia ka arritur të identifikojë automjetin e autorëve, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë.
Mësohet se viktima kishte vetëm një ditë që ishte kthyer në Shqipëri.
Një vit më parë atij i ekzekutuan djalin e hallës dhe dy miqtë e tij, me kallashnikov.
Skema e përdorur për vrasjen e Zylyfit, është e ngjashme mer atentatin tek rrotullimi i Bradasheshit, ku humbën jetën 3 persona.
Policia dyshon se autorët janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet në trafikun ndërkombëtar të drogës.