Skip to content
Të Gjitha

Atentati në Peqin/ Viktimës i ekzekutuan kushëririn një vit më parë, autorët grup i strukturuar kriminal

· 1 min lexim

Një atentat me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Peqin, ndaj dy personave.

Si pasojë e të shtënave humbi jetën  23-vjeçari Andi Zylyfi, ndërsa shoku i tij, Ardi Uruçi, mbeti i plagosur.

Policia ka arritur të identifikojë automjetin e autorëve, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë.

Mësohet se viktima kishte vetëm një ditë që ishte kthyer në Shqipëri.

Një vit më parë atij i ekzekutuan djalin e hallës dhe dy miqtë e tij, me kallashnikov.

Skema e përdorur për vrasjen e Zylyfit, është e ngjashme mer atentatin tek rrotullimi i Bradasheshit, ku humbën jetën 3 persona.

Policia dyshon se autorët janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet në trafikun ndërkombëtar të drogës.