Policia e Vlorës i sekuestroi ditën e djeshme, Luan Beshajt, një pasuri prej 500 mijë eurosh, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.
Në një prononcim për “Balkanweb”, 72-vjeçari ka hedhur poshtë akuzat.
Në njoftimin e policisë, thuhej se Beshajt i janë sekuestruar 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum, 1 pemishte në Radhimë, 2 automjete dhe 2 llogari bankare.
Beshaj ka thënë se nuk posedon asnjë automjet, ndërsa përsa i përket akuzave për trafik droge, ai shprehet se ka udhëtuar drejt Italisë për arsye shëndetësore dhe ka qendëruar jo më pak se 15 ditë.
Për të ardhurat, ai thotë se janë siguruar nga puna e 5 anëtarëve të familjes, ndërsa mohon që shuma të jetë 500 mijë euro.