Komisionieri Publik pritet të ankimojë vendimin e KPK për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn.
KPK më 16 tetor konfirmoi në detyrë Hajdarmatajn, por ky vendim nuk e ka bindur ONM.
Ky institucion i ka kërkuar Komisionerit Publik, që të ankimojë vendimin për Hajdarmatajn në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.
Pasi të informohet nga KPK, Komisioneri Publik do ta shqyrtojë kërkesën krahas rekomandimit të ONM.
Njoftimi i IKP-së:
Në datën 16.10.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
Në datën 4.12.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të z. Besim Hajdarmataj.
Komisionerët Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Ky vendim ende nuk është njoftuar.
Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime/