Mëngjesin e sotëm policia njoftoi se tre inspektorë të ISHSH në Elbasan, janë proceduar penalisht për vendosjen e gjobave fiktive.
Menjëherë ka ardhur reagimi nga ISHSH, duke sqaruar se punonjësit e saj kanë vepruar sipas ligjit anti-duhan.
Sipas ISHSH, subjekti është gjobitur me 300 mijë lek të reja dhe shkelja është e dokumentuar.
ISHSH shpjegon më tej, se subjekti është paraqitur në zyrën e kryeinspektorit, duke i bërë presion që t’i heqë gjobën dhe më pas e ka goditur atë dhe një inspektor tjetër.
Inspektori A.M. i cili mori dëmtime fizike u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa kryeinspektori denoncoi rastin pranë policisë Elbasan.
Më pas tregon ISHSH, policia ka arrestuar Elton Kilën, i cili dhunoi punonjësit e shtetit.
Në fund ISHSH ka akuzuar policinë, se ka manipuluar ngjarjen dhe nuk ka treguar version e saktë.
Njoftimi i plotë
Në date 11.11.2019 te Subjekti fizik bar- kafe gjatë kontrollit konform ligjit është konstatuar ne shkelje te ligjit antiduhan nga trupa inspektuese dhe Kryeinspektori i Qarkut ISHSH Elbasan. Sipas procedurave ligjore subjekti eshte gjobitur me vlere 300 000 mije leke(te reja).Inspektimi eshte kryer konform ligjit dhe shkelja eshte dokumentuar me foto.
Ne date 21.11.2019 rreth ores 10 e 30 subjekti paraqitet ne zyre te kryeinspektorit dhe me tone presioni qe ti hiqet gjoba godet fizikisht fillimisht kryeinspektorin dhe me pas inspektorin dhe largohet nga zyra. Inspektori A.M i dëmtuar fizikisht u dergua ne urgjencë në spital ku ju dha ndihma e pare mjekësore ndërsa dhe Kryeinspektori i ISSH Elbasan u paraqit prane Drejtorisë së Policise Vendore Elbasan per te denoncuar rastin.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Elton Kila i cili dhunoi punonjësit e shtetit që kryen me korrektësi detyrën. Policia nuk e informoi Media për incidentin e rëndë, por këtë fundjavë ka raportuar një variant tjetër duke manipuluar ngjarjen.