Skip to content
Të Gjitha

“Jam familjar dhe jo i qejfit”, KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit të Vlorës

· 1 min lexim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Apelit të Vlorës, Kleanthi Zekën.

Trupa gjykuese përbëhej nga kryesuesja Etleva Çiftja, Firdes Shuli relatore dhe anëtar Roland Ilia.

Këta të fundit, e nxorrën prokurorin të pastër në të tre shkallët e vlerësimit.

Kleanthi Zeka ka qenë më parë oficer i policisë gjyqësore.

Në qershor të 2014-ës, ai emërohet si prokuror në Apelin e Vlorës.

Prokurori deklaroi para KPK, se është familjar, jo i qejfit dhe ka burime të ligjshme.

“Kam plotësuar kuadrin pozitiv për të tri kriteret. Jam familjar, i mbyllur dhe jo i qejfit, duke shmangur kështu kontaktet e papërshtatshme si edhe kam burime të ligjshme,” tha Zeka në fund të seancës.