Skip to content
Të Gjitha

U përplas nga makina në Vlorë, drejtuesi i biçikletës dërgohet me urgjencë në spital

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Vlorë.

Ngjarja është regjistruar në Rrugën Transballkanike.

Mësohet se një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë.

I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, shkruan “Shqiptarja.com”.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave.