Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Mallakastër, 67-vjeçari vret veten me armën e gjahut

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Pahor në Mallakastër.

Një 67-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armën e gjahut.

Mësohet se viktima është Hyqmet Haderaj.

Arma me të cilën vrau veten 67-vjeçari ishte me leje.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave.

Informacion paraprak.
Sot rreth orës 05:20, në fshatin Panahor, Mallakastër, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e tij të gjahut shtetasi H.H, 67 vjeç.

Arma me të cilën viktima ka vrarë veten ishte me leje në emër të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.