Skip to content
Të Gjitha

Hiqej si nusja e djalit të Hajdaragës, si zhvati miliona lek asistentja e ish-ministres socialiste

· 2 min lexim

Policia ka arrestuar për mashtrim, 33-vjeçaren Amarilda Leka.

Kjo e fundit hiqej si juriste pranë Gjykatës së Lartë.

E reja ka mashtruar shtetasin B.Z., duke i marrë 50 mijë euro.

Në këmbim ajo do të ndikonte pranë trupës gjykuese, për të nxjerrë nga burgu shtetasin A.M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie për një vrasje në Memaliaj në vitin 2015.

Amarilda Leka ka përdorur në të paktën 3 raste edhe emrin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, duke pretenduar se ishte nusja e djalit të tij.

Ajo gjithashtu ka qenë sekretare në shtabin elektoral të ish-ministres Milena Harito.

Në deklarimet e saj, Leka ka pohuar se i ka dorëzuar shumat e parave te një sekretare e Gjykatës për Krime të Rënda dhe një tjetër e Gjykatës së Lartë, shkruan “Panorama”.

Mirëpo gjykata në arsyetimin e vendimit ka vlerësuar, se nuk vërtetohet që këto shuma të jenë dorëzuar nga e pandehura.

Gjithashtu thëniet e saj bien në kundërshtim me të gjitha provat e tjera të administruara.

Mbi Amarilda Lekën rëndojnë veprat penale të ”Kallëzimit të rremë” dhe Ushtrim i ndikimit të jashtëligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Së bashku me të, kanë rënë në pranga edhe dy bashkëpunëtorë të saj.