Moti keq ka mbërthyer vendin tonë që prej ditës së djeshme, duke shkaktuar një sërë problemesh.
Si pasojë e reshjeve të shumta, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati, duke përmbytur fshatrat e Krujës.
Banesat janë të izoluara, pasi janë rrethuar nga uji.
Që prej ditës së djeshme lundrimi i anijeve në Durrës dhe Vlorë është pezulluar.
Ndërsa në jug të vendit, fsatrat e Gjirokastrës, Tepelenës, por edhe një pjesë e Llogarasë, kanë mbetur pa energji elektrike.