Skip to content
Të Gjitha

Lumi Ishëm del nga shtrati dhe përmbyt fshatrat, lundrimi në det vijon i pezulluar

· 1 min lexim

Moti keq ka mbërthyer vendin tonë që prej ditës së djeshme, duke shkaktuar një sërë problemesh.

Si pasojë e reshjeve të shumta, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati, duke përmbytur fshatrat e Krujës.

Banesat janë të izoluara, pasi janë rrethuar nga uji.

Që prej ditës së djeshme lundrimi i anijeve në Durrës dhe Vlorë është pezulluar.

Ndërsa në jug të vendit, fsatrat e Gjirokastrës, Tepelenës, por edhe një pjesë e Llogarasë, kanë mbetur pa energji elektrike.