Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për tentativë vrasje.
Në pranga ka rënë 40-vjeçari me iniciale A.P., banues në Kolsh të Lezhës.
Ky i fundit në momentin e arrestimit, po lëvizte me mjetin e tij, në aksin e vjetër, Zejmen-Lezhë.
Sipas policisë, 40-vjeçari në tetor të 2019-ës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit ku ndodhej M.F.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Lezhë
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.
Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore një person, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatja pa leje”.
Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kerkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po levizte me mjet në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë, Policia Rrugore e Lezhës, në bashkëpunim më shërbimet e Komisariatin të Policisë Lezhë ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
- P., 40 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në tetor të vitit 2019, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.