Që prej mëngjesit të sotëm, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur punën për prishjen e banesave në zonën e Astirit.
Banorët janë përleshur ashpër me policinë, ndërsa nuk kanë munguar gurët, molotovi, shkopinjtë dhe gazi lotësjellës.
Si pasojë e përleshjeve, kanë mbetur të plagosur dhjetëra persona, midis të cilëve polic dhe protestues. Gjithashtu ka pasur edhe disa të shoqëruar nga policia.
Njëra prej banoreve të Astirit, në një prononcim për “Abcnews”, ka deklauar se nuk është e kënaqur nga dëmshpërblimi.
Ajo thotë se ka marrë plot 130 milion lek.
Megjithatë zonja shprehet se kjo është një tallje e qeverisë.
Prishja e banesave në zonën e Astirit, do t’i hapë rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe.