Skip to content
Të Gjitha

Nxorri në pritë Eri Zefin te hasmi, vetëdorëzohet në polici Mikel Alia

· 1 min lexim

Mikel Alia, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Eri Zefit në Zallë Xhuxhë të Fanit, është vetëdorëzuar në polici.

Ai ishte mik fëmijërie me viktimën dhe e nxorri në pritë tek hasmit.

Këto të fundit pasi e rrahën Eri Zefin, e ekezekutuan me 6 plumba dhe e hodhën në kanal.

Zefi i ruhej një gjakmarrje të mundshme, pas i vëllai i tij në Durrës kishte vrarë komshiun një vit më parë.

Prej një viti 34-vjeçari kishte minimizuar lëvizjet dhe dilte shumë rrallë nga shtëpia.

Ishte telefonata e mikut të tij, që e nxorri nga shtëpia Zefin, pasi ky i fundit e besonte verbërisht Alian.

Miku i fëmijërisë i tha Zefit se do të merrnin një sasi hashashi.

Të dy janë nisur për në Zallë-Xhuxhë dhe sapo kanë dal nga makina, u janë afruar dy persona të paidentifikuar, të cilët dhunuan dhe vranë Zefin.

Eri Zefi ishte martuar me një grua turke dhe së bashku kishin një fëmijë 4 muajsh.