Policia kufitare në Bari, ka sekuestruar 196 karta identiteti italiane, të vjedhura në dhjetor të 2015-ës.
Sipas mediave italiane, kartat do të përdoreshin nga organizatat kriminale shqiptare.
Agjentët kontrolluan një autobus me targa shqiptare, që po imbarkohej në një traget drejt Durrësit.
Në bordin e autobusit, ndodhej shoferi M.E. dhe shoferi tjetër J.I.
Autobusi ishte bosh në momentin e kontrollit dhe nën sedijen e shoferit, agjentët zbuluan kartat e identitetit.
Shoferët deklaruan se pakon ia dha një person i panjohur dhe në këmbim të 20 eurove, do ta çonin në portin e Durrësit.
Megjithatë policët i vunë pranga shoferëve duke i akuzuar për vjedhje, si dhe sekuestruan dokumentat.