Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në unanimitet të plotë, vendosi t’i heqë mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut.
Ky vendim erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, shkruan ‘Dosja.al’.
Organi i akuzës në fillim të javë, bëri publike informacionin e ardhur nga Interpol Athina, se Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në shtetin fqinj, është Agim Kajmaku.
Dënimin për shpërndarje monedhash të falsifikuara, kryebashkiaku i Vorës nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Pas shkresës së Interpol, PD kërkoi menjëherë heqjen e mandatit.
Që nga dita e sotme, Kajmaku ka 45 ditë kohë për të animuar vendimin.
Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës, që largohet për shkak të dekriminalizimit.