Pak kohë pas vrasjes së Dritan Haxhollit nga 37-vjeçari Bledar Toçi në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë, doli një video e regjistruar nga vetë viktima.
Personi që shfaqet në video është shtetasi Agim Çelhyka. Pas publikimit të videos, Prokuroria kërkoi arrestimin e këtij shtetasi, për akuzën ‘Moskallëzim krimi’.
Çelhyka u konsiderua nga organi i akuzës si një person që mund të hidhte dritë mbi ngjarjen.
‘Balkanweb’ shkruan, se pas lëshimit të fletë-arrestit, Policia e Kavajës bëri të mundut ndalimin e këtij shtetasi.
Në vijim të procedurave, Gjykata e Kavajës caktoi për të masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje’.
Në dëshminë në Prokurori, Çelhyka pranoi se është ai personi që shfaqet në video, por shtoi se nuk ka pasur asnjëherë probleme me Bledar Toçin, të cilin e kërcënon në materialin filmik.
“Dritan Haxhollin kam kohë që e njoh. Kam qenë në dijeni të një konflikti ndërmjet tij dhe Bledar Toçit por nuk e di se për çfarë, nuk e di pse ishin konfliktuar. Nuk e mendoja që konflikti mund të ketë qenë kaq i madh pasi Dritani nuk me kishte thënë se për çfarë bëhet fjalë. Videon e kemi bërë bashkë me Dritanin, për qejf, me aq sa di unë nuk ja kemi dërguar Bledar Toçit “, mësohet të ketë thënë Agim Çelhyka në Prokurori.
Ndër të tjera ai ka kërkuar falje për fjalët e përdorura në video.
“Bled Toçi, paret se do të q** motrën”, dëgjohet të thotë Çelhyka në video.