Deputetja Majlinda Halilaj u bë e njohur për publikun, pas fjalimit ‘brilant’ të para pak javëve në Parlament.
Shumë prej fjalëve Halilaj i artikulonte gabim, ndërsa fjalitë ishin pa kuptim.
Fjala ‘hit’ që e bëri të famshme deputeten ishte ‘korporata’, që ajo e shqiptonte ‘kopërata’.
Fjalimi i Halilajt është shumë i ngjashëm me atë të ish-deputetes demokrate, Jorida Tabaku, më 24 prill të këtij viti, në selinë blu.
Bie në sy se deputetja e re ka zëvendësuar emrin e kryeministrit Edi Rama me fjalën ‘qeveria’, ndërsa ka bërë edhe disa shkurtime, shkruan ‘Balkanëeb’.
Në lidhje me gafat gjatë fjalimit, Halilaj u justifikua me një postim në ‘Facebook’, ku sqaronte se kishte pasur probleme me shikimin.
Mirëpo reagimi përveçse nuk e justifikoi aspak Halilaj, e rëndoi më keq situatën e saj, pasi ishte plot me gabime drejtshkrimore.