Skip to content
Showbiz

“Futa gjelin në dollap që mos përfundonte në pjatë!” Moderatorja kujton fëmijërinë dhe s’po mbajmë dot të qeshurën

· 1 min lexim

Moderatorja e njohur shqiptare është bërë nostalgjike këtë periudhë, ndërkohë që pret të festojë festat e fundvitit.

Dojna Mema ka publikuar disa foto nga fëmijëria të bëra gjatë festave, ndërsa ndan me ndjekësit disa kujtime vërtet të këndshme.

Në një foto ku ka pozuar me gjelin e detit, moderatorja tregon sesi një fund dhjetori e fshehu gjelin në dollap që të mos përfundonte në pjatë.

“Këtë gjelin e futa në dollap që të mos e gjenin se e dija që do të përfundonte në pjatë”, shkruan ajo në një foto në publikuar në Instastory.

Ajo tregon dashurinë e madhe për kafshët dhe faktin që nuk mund të mbante në shtëpi një të tillë.

Dojna rrëfen se një radhë kishte marrë borxh një qen për 10 min dhe e kishte mbajtur në tualet pasi nuk mund ta nxirrte në kuzhinë.

Por moderatorja ka pasur raste kur është treguar një mistrece e vogël (pa dashje) dhe ka pikturuar në makinë, duke e gërvishtur me një tullë. /iconstyle.al/