Mëngjesin e sotëm në Korçës është dhënë alarm për bombë në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo.
Sipas “Balkanweb”, ka dyshime se gjyqtari është njoftuar nëpërmjet një telefonate.
Mësohet se telefonata ka ardhur nga burgu.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuara forcat RENEA dhe po mbajnë në kontroll situatën.
Dyshohet se eksplozivi ndodhet ende në mjet.
Ndërkohë për arsye sigurie, policët që janë rreth e rrotull gjykatës kanë fikur telefonat.
Ata do të bëjnë një shpërthim të kontrolluar të pakos që ëshë gjetur në mjet.
Në një reagim për mediat gjyqtari është shprehur: “Jam i qetë. Nuk kam dijeni çfarë ka ndodhur. Telefonata ka ardhur nga grushti kriminal i atdheut tim. Nuk kam nevojë për mbrojtje nga shteti”.