Ministrja e mbrojtjes,”Olta Xhaçka”, është bërë nënë për herë të dytë.
Sipas “BalkanWb”, ministrja ka lindur pak orë më parë vajzën e saj të dytë.
Mësohet se foshnja dhe Xhaçka, gëzojnë shëndet të plotë.
Ministrja dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti, Artan Gaçi, janë prindër edhe të një vajze tjetër të quajtur Hana.
Pavarësisht shtatzanisë, Xhaçka nuk është shkëputur nga detyra deri në ditët e fundit.
Olta Xhaçka u emërua ministre e Mbrojtjes në shtator të 2017-ës.
Më parë ajo ka mbajtur edhe postin e ministres së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, nga marsi deri në shtator të 2017-ës.