Skip to content
Të Gjitha

Merr fund pritja e ëmbël, Olta Xhaçka bëhet nënë për herë të dytë

· 1 min lexim

Ministrja e mbrojtjes,”Olta Xhaçka”, është bërë  nënë për herë të dytë.

Sipas “BalkanWb”, ministrja ka lindur pak orë më parë vajzën e saj të dytë.

Mësohet se foshnja dhe Xhaçka, gëzojnë shëndet të plotë.

Ministrja dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti, Artan Gaçi, janë prindër edhe të një vajze tjetër të quajtur Hana.

Pavarësisht shtatzanisë, Xhaçka nuk është shkëputur nga detyra deri në ditët e fundit.

Olta Xhaçka u emërua ministre e Mbrojtjes në shtator të 2017-ës.

Më parë ajo ka mbajtur edhe postin e ministres së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, nga marsi deri në shtator të 2017-ës.