Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër ku në një banesë është gjetur i vdekur një 60-vjeҫar.
Prej 10 ditësh i humbur dhe që kërkohej nga familjarët e tij të cilëve nuk i ishte përgjigjur në asnjë telefonatë, Pashko Pojata, arsyet e të cilit për humbjen e jetës akoma nuk dihen.
Gruaja e tij kishte 10 ditë që kishte shkuar në Itali te djali i saj dhe nuk kishte arritur të fliste me burrin gjatë kësaj kohe.
Për këtë arsye ajo ka ardhur nga Italia sepse burri nuk i përgjigjej telefonatave të saj dhe ka kërkuar ndihmën e policisë menjëherë.
Pas ndërhyrjes së policisë, e cila ka shpërthyer derën e shtëpisë, kanë gjetur trupin e pajetë të kryefamiljarit.