Në policia ka nisur një spastrim i vërtetë.
Pas shkarkimit të kreut të Policisë Rrugore, Mitat Tolës, janë larguar edhe dy drejtorë të tjerë.
Bëhet fjalë për dretorin e Policisë së Lezhës dhe atë të Durrësit, shkruan “Faxweb”
Mësohet se në Durrës shef është emëruar Niko Palla, i cili më parë ka qenë në krye te Policisë së Pogradecit.
Ndërsa në Lezhë, drejtimin e ka marrë Erigert Mitri. Ky post më parë është mbajtur nga Ferdinand Mara.
Ky i fundit u shkarkua pas një takimi të ministrit, Sandër Lleshaj në Lezhë, me drejtuesit e drejtorive kryesore.
Fushata e largimeve nuk do të përfundojë me kaq, pasi pritet të ndodhin edhe lëvizje të tjera.