Toka shqiptare nuk po gjen qetësi nga tërmetet.
Vetëm gjatë natës së djeshme, janë regjistruar 6 lëkundje tërmeti, sipas EMSC
Më i forti ka qenë ai rreth orës 03:30, me një magnitudë 3.9 ballë.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në detin Adriatik, në thellësinë 10 km.
Seria e tërmeteve ka filluar rreth orës 03:30 të mbrëmjes, kur pjesa më e madhe e njerëzve ishin në gjumë, ndërsa lëkundje e fundit është regjistruar rreth orës 06:30.
Deri më tani nuk raportohet të ketë pasur dëme, duke qenë se magnituda e këtyre e tërmeteve ka qenë e ulët.
Këto lëkundje sipas sizmiologëve janë normale, pasi ndodhin gjithmonë pas një tërmeti të fuqishëm.
Kujtojmë këtu se gjatë fundjavës në Shqipëri, u regjistrua lëkundja më e fuqishme e 30 viteve të fundit.
Rreth orës 16:00 të së shtunës, toka shqiptare u drodh nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë, i cili shkaktoi frikë dhe panik tek qytetarët.