Ditën e enjte u mbajt në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca maratonë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.
Pas 10 orësh këshillim, gjyqtarët vendosën ta shpallin fajtor për shpërdorim detyre Tahirin, duke e dënuar me 5 vite burg, që do të konvertohet në 3 vite shërbim prove.
Treshja gjykuese përbëhej nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.
Siç raporton gazetarja e “News24”, Klodiana Lala, njëri prej gjyqtarëve ka qenë i mendimit se ish-ministri duhet të dënohej, për favorizim të grupit kriminal të drejtuar nga Mosisi Habilaj.
Lala tha se në vendimin e lexuar nga kryesori Mustafai, binte në sy dokumenti i 2016-ës që konfirmonte kanabizimin e vendit.
Vendimin e zbardhur, palët do ta kenë në dorë pas 5 ditësh.