Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për 39-vjeçarin Blendi Teta.
Ky i fundit është arrestuar për moskallëzim krimi, për atentatin, ndaj ish-policit, Santiago Malko, shkruan “Balkanweb”.
Prokuroria ka dyshime se Teta ka darkuar me personat që kanë qenë të përfshirë në vrasje.
Ndërkohë vetë 39-vjeçari ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Seanca ndaj tij është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Policia ra në gjurmët e Tetës, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në vendin ku ndodhi vrasja.
Aty shfaqej 39-vjeçari, i cili ishte duke zbritur nga një makinë tip “Skoda”.
Ky mjet ndërkohë është gjetur i fshehur në afërsi të ish-Drejtorisë së Pyjores.
Gjithashtu Teta kishte shfaqur shqetësim gjatë telefonatave me bashkëjetuesen e tij, duke i thënë se ishte në kërkim për vrasje.