Banorët e zonës pranë ambasadës amerikane nuk do të kenë energji elektrike për disa orë.
Operatori i Shëprndarjes ka njoftuar se shkak për këtë ndërprerje është bërë dëmtimi i një fideri, gjatë punimeve të UKT-së në “Rrugën e Elbasanit”.
Si pasojë e dëmtimit, 5 kabina kanë dalë jashtë funksionit.
Ndërkohë jashtë funksioni kanë dalë edhe dy kabina pranë zonës së Selvisë, si pasojë e djegies së transformatorit.
OSHEE bën me dije, se riparimi i dëmit mund të zgjasë edhe dy orë.
Njoftimi i OSHEE
Në orët e para të mëngjesit, rreth 01:30, është dëmtuar fideri L16 si pasojë e punimeve nga firma e UKT në “Rruga e Elbasanit”, pranë ambasadës USA.Si pasojë e dëmtimit dolën jashtë funksioni 5 kabina në zonën rreth fakultetit Ekonomik dhe dy kabina pranë Selvisë (djegur transformatori).Brigadat e OSHEE janë duke punuar për riparimin e demit, që mund të zgjasë edhe dy orë.
Të njëjtin probem banorët e kësaj zone e kanë përjetuar edhe mëngjesin e 6 shtatorit, ky si pasojë e ndërprerjes së herëpashershme të energjisë elektrike, janë djegur edhe disa pajisje elektroshtëpiake.