Si sot 21 vite më parë, mijëra persona morën me forcë Kryeministrinë, e cila asokohe drejtohej nga Fatos Nano.
Shkak për revoltat e dhunshme, u bë vrasja e themeluesit të pluralizmit, Azem Hajdari.
Në rrugët e qytetit shpërtheu dhuna, ku mijëra qytetarë sulmuan godinën e Kryeministrisë, Parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar.
Mbështetësit e ish-presidentit, Sali Berisha ishin të pajisur me armë, kundra ajror, granata dhe mjete të tjera luftarake.
Nisur nga kjo situatë, kryeministria braktiset dhe brenda pak orësh brenda saj hyjnë protestuesit duke shkatërruar çdo gjë.
Gjithashtu nga Garda e Republikës fillojnë të dalin tanket, të cilët u morën nga të armatosurit.
Asokohe, Berisha akuzoi qeverinë Nano për vrasjen e Azem Hajdarit, duke e quajtur politike.
Lajmi ndërkohë bëri bujë në të gjithë mediat ndërkombëtare.