Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e Sukthit.
Një mjet tip “Toyota”, i drejtuar nga 47-vjeçari me iniciale F.H., ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas policisë, viktima është një 52-vjeçar me iniciale G.H.
Drejtuesi i mjetit ndërkohë është shoqëruar nga policia, për të bërë sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 14.09.2019, në orët e para të mëngjesit, në Sukth, Durrës, në aksin rrugor Tiranë – Durrës mjeti tip Toyata, me drejtues F.H., 47 vjeç, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetasin këmbësorë G.H., 52 vjeç.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.