Skip to content
Kryesore

E rëndë në Tiranë/ 12-vjeçarja abuzohet seksualisht nga tezja dhe djali i hallës, videot intime në telefonin e të miturës zbuluan rastin

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Tiranë, ku një vajzë vetëm 12 vjeçe dyshohet se është abuzuar seksualisht nga dy persona të afërt të familjes së saj.

Në pranga kanë përfunduar K.B., 29 vjeç, djali i hallës së të miturës, dhe D.S., 32 vjeçe, tezja e saj. Ata dyshohen për veprat penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, “incest” dhe “pornografi”.

Rasti u zbulua pasi autoritetet e shkollës sinjalizuan policinë. Sipas burimeve policore të cituara në raportim, në telefonin celular të 12-vjeçares ishin gjetur video intime, çka solli menjëherë njoftimin e autoriteteve.

Policia kontaktoi prindërit e së miturës dhe, në prani të një psikologeje, mori dëshminë e 12-vjeçares për atë që dyshohet se kishte ndodhur.

Pas dëshmisë së saj, policia arrestoi K.B., 29 vjeç, djalin e hallës së vajzës, dhe D.S., 32 vjeçe, tezen e saj. Ndaj tyre rëndojnë dyshime për “marrëdhënie seksuale me të mitur”, “incest” dhe “pornografi”.